

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një "vrasje pothuajse shtetërore".
Sipas Berishës, kjo nuk do të thotë se viktima u ekzekutua nga persona me uniformë, por se industria e turizmit në zonën e Sarandës ndodhet plotësisht në kthetrat e krimit, ku sipas tij "shteti dhe krimi janë një" dhe ligji nuk funksionon.
Ai ka denoncuar gjithashtu se ekonomia e zonës mbështetet në trafiqe të paligjshme që lulëzojnë në lokalet e natës që qëndrojnë hapur deri në agim, ndërsa ka kritikuar edhe situatën me plazhet publike, të cilat sipas tij janë uzurpuar krejtësisht nga individë të fortë që shesin shezlongët me çmime të larta.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






