Transmetuar më 19-08-2026, 11:40

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua dy ditë më parë gjatë një operacioni policor në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar se i pandehuri dhe vepra për të cilën dyshohet nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të banesës, mes ferrave, pa kushte ruajtjeje, ndërsa armët e gjetura ishin prodhime të vjetra kineze të viteve ’80. Avokati gjithashtu pretendoi se disa prej kapsollave detonatore dhe mjeteve shpërthyese nuk ishin funksionale ose të lidhura si duhet për të shkaktuar shpërthim, ndërsa sasia e kanabisit ishte e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë dhe pa shenja synimi për shitje.

Mbrojtja shtoi se Zalla nuk ka precedentë apo përfshirje në krime të tjera dhe se gjatë operacionit – pavarësisht angazhimit të forcave të shumta dhe dronëve – ai nuk u kap nga policia, por zgjodhi të dorëzohej vetë duke thirrur një efektiv pranë banesës për të sqaruar pozicionin e tij. Megjithatë, gjykata ka vendosur ta lërë atë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit