Transmetuar më 19-08-2026, 11:23

Një ngjarje e rrezikshme u regjistrua ditën e sotme në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, ku një biznes u përfshi nga flakët, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll pa shkaktuar pasoja të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një ambient të brendshëm të biznesit, i cili përdorej specifikisht për mbajtjen e kompresorëve të ajrit. Pas marrjes së njoftimit, dy mjetet e parë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të efektivëve, të cilët përdorën fikëse me pluhur dhe ujë, u bë e mundur neutralizimi i menjëhershëm i flakëve. Kjo pengoi përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesët e tjera të kompleksit të biznesit.

Autoritetet konfirmojnë se nga kjo ngjarje nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë kufizuar vetëm në nivel minimal. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që sollën rënien e zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit