Transmetuar më 19-08-2026, 11:20

Dy të rinjtë që mbetën të plagosur rëndë në aksidentin tragjik të regjistruar gjatë natës në Manzë të Durrësit po vijojnë të marrin trajtim mjekësor të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas stafeve mjekësore, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa i lënduari i dytë paraqitet në gjendje më stabël, por ende nën vëzhgim të rreptë mjekësor.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, pasi automjeti tip BMW me të cilin udhëtonin pesë persona doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore të betonit. Përplasja rezultoi fatale për çiftin e sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ka zbardhur se mbrëmjen e kaluar, pesë të rinjtë kishin qenë duke u argëtuar në një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa tragjedia ka ndodhur teksa po ktheheshin në drejtim të banesës së lor në Katund të Ri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit