Transmetuar më 19-08-2026, 10:37

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 vatra zjarri në shkallë vendi, prej të cilave 4 vazhdojnë të jenë aktive dhe 1 mbetet nën monitorim.

Në operacionet e vështira për shuarjen e flakëve janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse. Përballë kësaj situate, Forcat e Armatosura kanë dhënë mbështetje intensive me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë specialë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive që po luftohen nga strukturat operacionale ndodhen në:

Dajt dhe Priskë (Tiranë) – Ku operojnë 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, pa rrezik për zonat e banuara.

Lufaj (Mirditë)

Tërbun (Pukë) – Ku vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, po ashtu pa rrezik për banesat.

Ndërkohë, situata paraqitet në përmirësim në disa zona të tjera. Vatrat në Gurë-Lura, Bruçi (Mat), Tharri (Mirditë) dhe ajo në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe puna nga forcat lokale. Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gadishmëri në terren për izolimin e plotë të vatrave të mbetura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit