Transmetuar më 19-08-2026, 10:13

Një 32-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale të narkotikëve.

Ndalimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted” nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Sipas Policisë, gjatë kontrollit dhe momentit të ndalimit, i riu është prezantuar me një identitet tjetër me qëllim që të shmangte identifikimin dhe arrestimin.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për 32-vjeçarin me iniciale A.Sh., nën akuzën e “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”.

Interpol Tirana ka nisur procedurat e bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Prishtinës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit