Transmetuar më 19-08-2026, 10:08

Çifti i ri ndodhej në Shqipëri për pushime pas martesës. Përplasja e “BMW”-së rezultoi fatale për ta dhe për një 15-vjeçar, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur

DURRËS – Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli janë dy prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbi jetën edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Vrioni, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë dhe ndodheshin në Shqipëri për pushime.

Çifti po udhëtonte me një automjet tip “BMW” kur, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 25-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një strukturë betoni.

Përplasja rezultoi fatale për çiftin e ri, ndërsa si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Nga aksidenti mbetën të plagosur gjithashtu Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit