

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën tre persona, mes tyre një çift i sapomartuar.
Viktimat Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij, Sara Brugentelli, ishin duke u kthyer nga një lokal nate në zonën e Maminasit së bashku me tre persona të tjerë, kur automjeti tip BMW doli nga rruga. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes fatale me strukturën e betonit ka qenë lëvizja e mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara gjatë orëve të natës.
Nga ky aksident tragjik humbi jetën në vend edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, ndërsa dy të rinjtë e tjerë, Rejsi Vrioni dhe Klevis Dervishi, mbetën të plagosur, ky i fundit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






