Transmetuar më 19-08-2026, 09:17

Gëzimi i dasmës u kthye në zi për një familje në Durrës, pasi një çift i ri humbi jetën në një aksident të rëndë automjeti në Manzë vetëm pak ditë pasi kishin kurorëzuar dashurinë e tyre.

Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij e re, shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, po udhëtonin me një automjet tip BMW kur drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin, duke u përplasur tragjikisht me një strukturë betoni. Përplasja e fortë i ka marrë jetën në vend edhe 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forcën shkatërruese të përplasjes. Autoritetet konfirmojnë se dy të rinj të tjerë po luftojnë me plagët e marra, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij makthi rrugor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit