Transmetuar më 19-08-2026, 08:07

DURRËS- Janë bërë të ditur emrat e viktimave dhe të plagosurve të aksidentit tragjik të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën dytësore në Manzë, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat e aksidentit janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë. Sipas policisë, Kleo Vrioni, teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli dhe Alvi Muhaxhiri kanë humbur jetën.

Dy pasagjerët e tjerë, Rejsi Vrijoni dhe Klevis Dervishi, kanë mbetur të dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të policisë, Klevis Dervishi, 16 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit