

DURRËS- Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 02:22 në rrugën dytësore në Manzë, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, K. V., si dhe dy pasagjerët, S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç.
Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Ata janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas bluve, 16-vjeçari K. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të tij.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






