

TIRANË, 19 gusht 2026 – Shqipëria do të vijojë të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash.
Sipas parashikimit, vranësirat mesatare dhe lokalisht të dendura do të jenë më të pranishme në zonat kodrinore dhe malore, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe deri pasdite.
Në vijim, vranësirat pritet të shpërbëhen gradualisht, duke i lënë vend motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s.
Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë.
Në përgjithësi, dita e sotme pritet të sjellë kushte të favorshme atmosferike, me më shumë vranësira në relievet malore dhe përmirësim gradual gjatë pasdites.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






