

Familjet amerikane po paguajnë sot, me para në dorë, koston e kumarit të udhëheqësve të tyre, deklaroi sot Këshilltari i Liderit të Revolucionit për Çështjet Ndërkombëtare.
Sipas tij, ekuacionet në rajon kanë ndryshuar duke dëmtuar dukshëm familjet amerikane.
Ali Akbar Velajati, bëri një krahasim të tre zyrtarëve amerikanë dhe fokusit që ka secili prej tyre:
“Scott Bessent, Sekretari amerikan i Thesarit, flet për sanksionet ekonomike ndaj Iranit, Trumpi krenohet me bllokadën detare, ndërsa senatori Cornyn flet për rritjen e çmimeve dhe kostot e jetesës së popullit amerikan".
Në këtë pikë, Velajati shtoi: "Ekuacionet në rajon kanë ndryshuar dhe sot familjet amerikane po paguajnë me para në dorë koston e kumarit të udhëheqësve të tyre”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






