

“Pavarësisht se kanë kaluar 60 ditë, Ngushtica e Hormuzit mbetet ende e mbyllur dhe përpjekjet e Trumpit në këtë drejtim kanë dështuar.”
Kështu konstaton Kanali 13 i televizionit të Izraelit, një ndër TV me më shumë audiencë në vend.
Kanali 13 , deklaroi se pavarësisht se kanë kaluar 60 ditë, SHBA-ja nuk ka arritur të sigurojë një marrëveshje me Iranin, madje as në nivelin e pikave fillestare.
Kjo media shtoi: “Gjatë kësaj periudhe, bota u ndërgjegjësua për mungesën e madhe të raketave interceptuese dhe sulmuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Sipas kësaj mediaje, “kërcënimet e Trumpit për aneksimin e Ngushticës së Hormuzit në territorin e SHBA-së janë përballur gjithashtu me një reagim përqeshës dhe poshtërues nga Irani”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






