

Protesta e 80-të kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me thirrje të forta politike gjatë marshimit në Tiranë.
Protestuesit kanë deklaruar se do ta vijojnë qëndresën deri në largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë marshimit në kryeqytet janë dëgjuar thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”.
Në momentin kur protestuesit kanë kaluar pranë selisë së Partisë Demokratike, janë dëgjuar edhe thirrjet “Opozitë e shitur”, duke shprehur pakënaqësi edhe ndaj opozitës.
Protestuesit kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të kërkuar largimin e qeverisë Rama.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






