Transmetuar më 18-08-2026, 21:42

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrethana që ende nuk janë bërë të plota të qarta. I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas burimeve të cituara nga mediat, 30-vjeçari është dërguar në spital me një automjet privat, pasi dyshohet se është plagosur me një kaçavidë në pjesën e kraharorit.

Për shkak të dëmtimeve të marra, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Sipas raportimeve paraprake, autori i dyshuar është identifikuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe është kapur nga forcat e rendit.

Shërbimet e Policisë ndodhen pranë ambienteve të spitalit, ndërsa po kryhen verifikimet për të përcaktuar rrethanat, vendin dhe motivin e konfliktit që çoi në plagosjen e 30-vjeçarit.

Deri në këto momente, shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit