Transmetuar më 18-08-2026, 19:08

Një 55-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Misto Mames, në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:30. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçarja ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit