Transmetuar më 18-08-2026, 12:59

Ksamil, Sarandë – Policia ka dhënë informacion shtesë lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, duke korrigjuar identitetin dhe shtetësinë e viktimës.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ishte identifikuar fillimisht si shtetas francez me inicialet M. M.. Pas vijimit të hetimeve dhe gjetjes së dokumentit të identifikimit, policia konfirmon se viktima është shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27 shtator 2005.

Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe mbi rolin e dy shtetasve turq, në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar i ngjarjes. Sipas policisë, dy shtetasit po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të vrasjes, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Policia pritet të japë një njoftim më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Ksamil, Sarandë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit