Transmetuar më 18-08-2026, 12:29

Berat – Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët paraditen e së martës, teksa po ngjitej drejt Kalásë së Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i autobusit ka konstatuar një defekt dhe ka zbritur menjëherë pasagjerët nga mjeti, duke shmangur pasojat në njerëz.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autobusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, ndërsa flakët kanë shkaktuar një re të dendur tymi të zi që ka mbuluar zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vlerësimin e situatës.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit. Grupi hetimor pritet të përcaktojë nëse incidenti ka ardhur si pasojë e defektit teknik apo nga një tjetër shkak.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit