

Gjirokastër – Policia ka arrestuar në Gjirokastër një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, në kuadër të operacionit të koduar “Fugitive”.
Sipas Policisë, shtetasi me inicialet K. B. u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Ai dyshohet se është i përfshirë në kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Arrestimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve për vendndodhjen e të kërkuarit.
Sipas autoriteteve spanjolle, Gjykata e Sabadellit në qershor 2025 i kishte caktuar 43-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të dyshuara.
Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit për përfundimin e procedurave dhe ekstradimin e 43-vjeçarit në Spanjë.
Operacioni “Fugitive” vijon me kontrolle dhe verifikime për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






