

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Klodian Bena u arrestua në Gjirokastër. Drejtësia spanjolle e akuzon për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fugitive”.
Policia bëri me dije se në pranga është vënë Klodian Bena, 43 vjeç, i cili u lokalizua dhe u kap nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Sabadellit në Spanjë, në qershor të vitit 2025, ka caktuar ndaj Benës masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet nga drejtësia spanjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Arrestimi është kryer me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për përfundimin e procedurave të ekstradimit.
Akuzohet në Spanjë për vjedhje të energjisë elektrike, burri shqiptar kapet në Gjirokastërhttps://t.co/55NFaeyaxi pic.twitter.com/uwNAZLrtjS
— NOA (@noanews) August 18, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






