Transmetuar më 18-08-2026, 11:35

Vlorë – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulevardin e Ri, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”, ku një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i monopatinës ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar përkohësisht segmentin rrugor për të kryer veprimet hetimore dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes, ndërsa pritet edhe informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur.

Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti është përshtatur së fundmi nga një në dy korsi, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit