

Levan, Fier – Policia ka arrestuar pas rreth 5 orësh Sokrat Vatën, 29-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez në Ksamil.
Momenti i arrestimit është filmuar nga forcat e policisë, ndërsa i dyshuari u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti në aksin rrugor “Levan-Fier”. Sipas pamjeve të publikuara, Vata u kap nga forcat “Shqiponja” gjatë kontrollit të automjetit.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa si pasagjer udhëtonte edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Të tre personat u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së vrasjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil.
Në pamjet e arrestimit, Sokrat Vata shfaqet pa këpucë dhe me veshje sportive, ndërsa në rrobat e tij duken njolla që raportohen si gjurmë gjaku. Kjo rrethanë duhet të konfirmohet përmes ekspertizave të autoriteteve.
Vrasja në Ksamil/ Në automjetin ku u arrestua Sokrat Vata ishte një femër turke dhe një i tretëhttps://t.co/MavL5zb63G pic.twitter.com/vIlvUXv6CF
— NOA (@noanews) August 18, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






