Transmetuar më 18-08-2026, 11:20

Levan, Fier – Policia ka arrestuar pas rreth 5 orësh nga vrasja të dyshuarin për vrasjen e 20-vjeçarit francez në Ksamil.

I dyshuari, Sokrat Vata, 29 vjeç, u kap në aksin rrugor “Levan-Fier”, gjatë një operacioni të përbashkët të shërbimeve operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcave “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

29-vjeçari ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, i cili drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke. Në automjet ndodhej gjithashtu një 38-vjeçar, po shtetas turk.

Policia kishte ngritur një pikë kontrolli në aksin “Levan-Fier”, në kuadër të kërkimeve për kapjen e autorit të dyshuar, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij.

I dyshuari dhe dy shtetasit turq janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së vrasjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil.

Levan, Fier/Kapet dhe vihet në pranga, pas 5 orësh nga vrasja, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit, në Ksamil

Kapja e tij u bë si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.

Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit