Transmetuar më 18-08-2026, 10:30

Fier – Është arrestuar Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendes në Ksamil.

Vata është kapur në Levan të Fierit, teksa dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku Miguel Mendes u godit me thikë pas një konflikti pranë ambienteve të “Principotes”.

Pas arrestimit, Vata pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së vrasjes.

Hetimet do të përcaktojnë edhe rolin e tij në ngjarje dhe motivin që çoi në konfliktin fatal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit