Transmetuar më 18-08-2026, 09:30

Raphinha do të jetë kapiteni i ri i FC Barcelona për sezonin 2026/27. Sipas raportimeve të ESPN Brazil dhe Sport, anësori brazilian është zgjedhur për të udhëhequr skuadrën katalanase, duke u bërë kapiteni i parë brazilian në historinë e klubit.

Raphinha merr shiritin e kapitenit pas largimit të Ronald Araujos dhe Marc-André ter Stegenit, të cilët sezonin e kaluar mbanin përkatësisht rolet e kapitenit të parë dhe të dytë. Araujo është larguar në huazim te Liverpool, ndërsa ter Stegeni te Ajax.

Frenkie de Jong nuk pritet të marrë rolin e kapitenit të parë, pavarësisht se sezonin e kaluar ishte i treti në hierarkinë e kapitenëve. Holandezi do të jetë kapiteni i dytë, ndërsa pas tij në renditje pritet të vijnë Pedri dhe Eric García.

I transferuar nga Leeds United në vitin 2022, Raphinha është shndërruar në një prej figurave kryesore të projektit të Barcelonës. Përveç paraqitjeve në fushë, braziliani ka fituar edhe një rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, duke u vlerësuar për karakterin dhe aftësitë e tij drejtuese.

Zgjedhja e Raphinhas përfaqëson një moment historik për Barcelonën, pasi ai pritet të jetë kapiteni i parë brazilian i klubit, në një sezon ku skuadra katalanase synon të rikthehet te objektivat madhorë në Spanjë dhe Evropë

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit