Transmetuar më 18-08-2026, 08:39

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq, raporton noa.al duke cituar policinë e Korçës.

Në përplasjen janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte në automjetin e vogël.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të autoambulancës së Spitalit të Korçës, ku ka goditur një mjet me targa greke, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit tip “Nisan”.

Sipas të dhënave paraprake pranë spitalit rajonal të Korçës, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në autoambulancë raportohet se nuk ka patur persona të sëmurë që po transportoheshin, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka marrë lëndime serioze.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit