Transmetuar më 18-08-2026, 07:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 gusht) në Ksamil, ku një i ri francez rreth 20 vjeç, është vrarë me thikë.

Sipas policisë, i riu me iniciale Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.

Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga shtetasi Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Ksamil/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit