

Një 20-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 05:15, i riu Miguel Mendes, është gjetur në shezlongët e plazhit, pranë një lokali. Nga veprimet paraprake dyshohet se ai është goditur me një mjet prerës, thikë.
Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Për ngjarjen është identifikuar si autor i dyshuar shtetasi Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has, i cili sipas Policisë është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Hetimet vijojnë, ndërsa rrethanat e sakta të konfliktit dhe ngjarjes mbeten ende për t’u përcaktuar.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






