Transmetuar më 18-08-2026, 07:18

Moti në Shqipëri do të paraqitet relativisht i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime.

Sipas parashikimit, orët e para të ditës do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa kthjellimet do të jenë të pranishme kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Nga mesdita deri në orët e pasdites së vonë priten reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Situatë më e paqëndrueshme në veri

Në zonat veriore, reshjet mund të jenë më të shpeshta në periudha të shkurtra dhe të shoqërohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe, në mënyrë të izoluar, edhe me breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati veriperëndimor deri në atë jugperëndimor, me shpejtësi mesatare 4–7 m/s.

Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke ruajtur përgjithësisht kushte të moderuara të lundrimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit