

1,388 pasagjerë kanë hyrë në vend përmes Portit të Vlorës me dy tragetet e linjës Brindisi–Vlorë. Në port janë regjistruar gjithashtu qindra automjete dhe dhjetëra mjete të tjera.
VLORË – Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, në kulmin e sezonit turistik.
Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, gjatë ditës së sotme në Portin e Vlorës kanë mbërritur 1,388 pasagjerë me dy tragetet e linjës Brindisi–Vlorë, “Ionian Star” dhe “European Star”.
Bashkë me pasagjerët, në port kanë hyrë 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta.
Ndërkohë, në dalje nga Porti i Vlorës janë regjistruar rreth 700 pasagjerë.
Shifrat tregojnë fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në port gjatë sezonit veror, veçanërisht në linjën detare që lidh Vlorën me Brindisin.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






