Transmetuar më 17-08-2026, 17:03

Pesë mjete lundruese, mes tyre një skaf dhe katër jet-ski, janë bllokuar nga Policia Kufitare gjatë kontrolleve në zonën bregdetare të Sarandës.

SARANDË – Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë bllokuar pesë mjete lundruese gjatë kontrolleve të zhvilluara përgjatë vijës bregdetare.

Sipas policisë, mjetet, një skaf dhe katër jet-ski, janë konstatuar pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord.

Në kuadër të kontrolleve janë bllokuar skafi “Deda” dhe katër jet-ski, të emërtuara “Kania 2021”, “Renaldo”, “Ksamili 5” dhe “Ksamili 6”.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj pronarëve të mjeteve janë vendosur masa administrative në masën 10 mijë lekë për secilin mjet.

Policia Kufitare vijon kontrollet në zonat detare me qëllim respektimin e rregullave të lundrimit dhe garantimin e sigurisë së pushuesve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit