

Bulqizë – Situata me zjarret vijon të jetë problematike në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë-Helmësit, ku flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit.
Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar përpjekjet për neutralizimin e tij.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, terreni i vështirë malor po pengon ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse në disa prej zonave të përfshira nga zjarri.
Autoritetet vijojnë operacionin në terren për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






