

Më 18 gusht në Pekin do të bëhet djegia në kremator e trupit të Zhu Rongji-së, anëtar i komitetit të 14-të dhe 15-të të përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ish-kryeministër i Kinës.
Për të shprehur ngushëllime për Zhu, më 18 gusht do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë në vendet kryesore, si sheshi "Tiananmen", Pallati i Madh i Popullit, Ministria e Jashtme, selitë e organeve të pushtetit vendor dhe komiteteve partiake të krahinave të ndryshme, rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos, pikat kufitare detare e ajrore, si edhe në ambasadat e Kinës në vendet e huaja.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






