Transmetuar më 17-08-2026, 14:13

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Durrës-Shijak, ku një kamion është përplasur me një automjet tip BMW.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të përplasjes, në këtë aks është krijuar trafik i rënduar, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit