

NEW DELHI — Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë rmarë lëndime si pasojë e një rrëmuje masive të krijuar në një tempull hindu në shtetin Bihar të Indisë.
Ngjarja tragjike ndodhi në kompleksin e tempullit "Ashok Dham", në distriktin Lakhisarai, ku mijëra besimtarë ishin mbledhur për të kryer rite dhe homazhe për hyjninë Shiva gjatë muajit të shenjtë fetar Shravan.
Sipas autoriteteve vendase, paniku dhe kaosi shpërthyen pasi u përhapën zëra të rremë se një shtyllë elektrike kishte rënë mbi turmën brenda tempullit. Frika nga një goditje e mundshme elektrike, e shoqëruar edhe me fluksin e madh të njerëzve të mbërritur nga mbërritja e afërt e dy trenave në zonë, e përkeqësoi ndjeshëm situatën.
Gjatë përpjekjeve të dëshpëruara të besimtarëve për t’u larguar, barrierat e sigurisë u shembën, duke shkaktuar shtypjen e njerëzve në turmë.
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Tragjeditë e ngjashme nga rrëmujat në tubime të mëdha fetare nuk janë të reja në Indi; vetëm në vitin 2024, mbi 120 persona humbën jetën në një ngjarje të ngjashme në shtetin fqinj Uttar Pradesh.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






