

TIRANË — I pyetur nëse Partia Demokratike do të zhvillojë procesin e primareve për zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar se zbatimi i përcaktimeve statutore mbetet një detyrim për partinë.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se format dhe rrugët konkrete që do të ndiqen për këtë proces do të vendosen nga forumet drejtuese të partisë në momentin e duhur.
"Mendoj se vendimet do merren në kohën e duhur, por përcaktimet statutore janë përcaktime statutore. Zbatimi i tyre është një detyrim për PD, sidoqoftë forma, rruga që do ndiqet, do përcaktohet nga forumet," u shpreh Berisha.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






