Transmetuar më 17-08-2026, 13:19

Sherr mes agjencive të udhëtimit në Vlorë, Edmond Gorishova godet me thikë Dhimitraq Kominin pranë portit

VLORË – Një konflikt mes dy punonjësve të agjencive të udhëtimit në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një 62-vjeçari dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

I arrestuari është Edmond Gorishova, 61 vjeç, ndërsa i dëmtuari është Dhimitraq Komini, 62 vjeç, raporton noa.al.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”, në afërsi të portit të Vlorës.

Gorishova dyshohet se ka goditur me thikë Dhimitraq Kominin pas një konflikti që, sipas të dhënave paraprake, lidhej me konkurrencën mes agjencive të udhëtimit ku punojnë të dy.

Pas ngjarjes, Komini është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia arrestoi në flagrancë Edmond Gorishovën, ndërsa po vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit