Transmetuar më 17-08-2026, 13:10

DURRËS — Policia Bashkiake e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të gjerë në terren për zbatimin e rregullave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve e pushuesve, duke ushtruar kontrolle të rrepta ndaj qarkullimit të monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në shëtitore dhe sheshe publike.

Gjatë kontrollove të kryera përgjatë Shëtitores “Taulantia”, strukturat e Policisë Bashkiake kanë bërë të mundur sekuestrimin e disa monopatinave dhe vendosjen e masave administrative (gjoba) për drejtuesit që kanë shkelur rregullat.

Zonat ku ndalohet rreptësisht qarkullimi i monopatinave

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i qarkullimit të mjeteve elektrike dhe monopatinave zbatohet në mënyrë të prerë në zonat me fluks të lartë këmbësorësh, konkretisht në:

Shëtitoren e Plazhit

Shëtitoren “Taulantia”

Sheshin “Liria”

Shëtitoren tek Shkëmbi i Kavajës

Vala Park

Sheshin “Moikom Zeqo” (në hyrje të qytetit të Durrësit)

Shëtitoren në bregdet, në zonën e Ishmit

Autoritetet vendore kanë bërë me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe do të shtrihen në të gjitha hapësirat publike të përcaktuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët, të moshuarit dhe vizitorët e shumtë gjatë kësaj periudhe sezoni. Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve dhe vizitorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim në zbatimin e rregullave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit