Transmetuar më 17-08-2026, 12:51

DURRËS — Një aksident i rëndë trafiku i regjistruar paraditen e kësaj të hëne në zonën e Plazhit në Durrës ka shkaktuar humbjen e jetës së një 66-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 10:30, në lagjen nr. 13, një automjet tip taksi i drejtuar nga 26-vjeçari me iniciale Aldi Talelli. ka përplasur këmbësorin, shtetasin Fejzi Dine, 66 vjeç, ndërsa ky i fundit po lëvizte në zonë.

I moshuari është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatkeqësisht, për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja, nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në ambientet spitalore.

Drejtuesi i automjetit, 26-vjeçari Aldi Talelli, është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë dhe ndaj tij po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për arrestimin në flagrancë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes tragjike.

Durrës/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ju njoftojmë se shtetasi F. D., 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet në lagjen 13, Durrës, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit