

BOLONJË — Një 85-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në bordin e një avioni të linjës Ryanair që po mbërrinte në aeroportin “Marconi” të Bolonjës, në Itali, njoftoi Il Resto del Carlino që citon noa.al.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pak pas mesnatës, ndërsa fluturimi ishte nisur nga Tirana, raporton noa.al duke cituar median italiane.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari po udhëtonte nën shoqërinë e disa familjarëve të tij dhe, për shkak të problemeve ekzistuese shëndetësore, kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore për momentin e zbritjes në Itali.
Pikërisht gjatë fazës së uljes së avionit, 85-vjeçari ka pësuar një arrest kardiocirkulator të papritur.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës mjekësore (118), të cilat kishin qenë në gatishmëri pas njoftimit paraprak, mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën, duke konfirmuar vdekjen e tij në ambientet e aeroportit.
Në vendngjarje mbërritën gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare për të kryer procedurat standarde dhe për t’i dhënë asistencën e nevojshme familjarëve të viktimës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






