

PODUJEVË — Janë bërë të ditur identitetet e dy vëllezërve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë të trafikut të regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Surkish të Podujevës. Viktimat janë Hajdar dhe Bujar Matarova.
Sipas informacioneve paraprake dhe raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, aksidenti u shkaktua kur drejtuesi i një automjeti me targa të huaja, për shkak të pakujdesisë, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në makinën me targa të huaj – dy vëllezërit Matarova – kanë ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar lëndime dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.
Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, ndërsa autoritetet kompetente vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






