Transmetuar më 17-08-2026, 12:05

TIRANË — Marrëdhënia mes ish-banorëve të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se po kalon një nga momentet e saj më të bukura, duke lënë pas uljet dhe ngritjet e periudhës së parë pas daljes nga shtëpia e famshme.

Pas përfundimit të angazhimeve televizive në emisionin “Top Arena”, ku çifti drejtonte një rubrikë të tyren, ata nisën pushimet verore dhe vazhdojnë të jenë shumë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga e përditshmja me ndjekësit e tyre.

Së fundmi, Mateo ka publikuar në profilin e tij në "Instastory" një fotografi ku shfaqet së bashku me Brikenën, teksa të dy shkëmbejnë një vështrim të buzëqeshur. Krah imazhit, ai ka zgjedhur një dedikim mjaft romantik për partneren e tij:

"Shikimi që më vodhi zemrën pa thënë një fjalë," ka shkruar Mateo në postim, duke e shoqëruar me etiketimin për Brikenën dhe duke konfirmuar kështu se lidhja e tyre vijon të jetë më e fortë se kurrë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit