Transmetuar më 17-08-2026, 11:17

SARANDË — Pika e kalimit kufitar të Qafë Botës po përballet edhe këtë të hënë me fluks të lartë dhe radhë kilometrike të automjeteve, të cilat presin për orë të tëra për të kaluar kufirin.

Sipas autoriteteve kufitare, vonesat dhe bllokimet e trafikut krijohen kryesisht për shkak të ritmit të ngadaltë të përpunimit të dokumenteve nga pala greke, e cila aktualisht po operon me vetëm dy sportele në funksion.

Në krahun tjetër, autoritetet shqiptare kanë vënë në punë 4 deri në 5 sportele për të lehtësuar qarkullimin.

Për shkak të kësaj situate, në sheshpushimin e Qafë Botës janë në pritje rreth 500 mjete, ndërsa radha e automjeteve nga pala greke shtrihet deri pranë territorit të pikës kufitare shqiptare.

Statistikat zyrtare tregojnë se që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, kur ka nisur puna, e deri në orët e paradites, në këtë pikë kalimi kanë hyrë dhe dalë afërsisht 3 mijë persona.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit