

KRUJË — Policia e Shtetit ka arrestuar në Fushë-Krujë të shumëkërkuarin Ylli Zalla, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e bujshëm të Rinasit të nëntorit 2025, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Operacioni për kapjen e tij u zhvillua këtë të hënë nga Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatin e Krujës dhe Departamentin e Misioneve Speciale ("Operacionalja").
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, Zalla ishte fshehur në një banesë tjetër në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Në momentin e ndërhyrjes dhe arrestimit, i dyshuari ka qenë i armatosur me një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Arrestimi vjen vetëm një ditë pasi në derën e banesës së tij u vu një sasi lëshuese tritoli, ngjarje e cila parapriu operacionin policor. Zalla kërkohej prej muajsh si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë të Nëntorit 2025 në Rinas.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






