Transmetuar më 17-08-2026, 10:35

Haxhi Gojnovci, pjesë e KEK-ut që nga viti 1985, humbi jetën pas një aksidenti në zonën e ekskavatorit. Korporata ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e tij

Një jetë i përkushtuar, humb jetën në krye të detyrës punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrës.

KEK-u njoftoi se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:30. Viktima është Haxhi (Selatin) Gojnovci, i cili punonte si “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

Sipas njoftimit të Korporatës, Gojnovci pësoi aksident teksa ishte duke kryer detyrat e punës dhe po lëvizte në zonën e ekskavatorit. Pavarësisht ndërhyrjes për t’i ardhur në ndihmë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga viti 1985 dhe gjatë më shumë se katër dekadave kishte dhënë kontributin e tij në Korporatë.

KEK-u u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“Për kohën dhe vendin e varrimit, opinioni do të njoftohet sapo të përfundojnë procedurat përkatëse mjeko-ligjore dhe veprimet e tjera të nevojshme nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit