

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Surkish. Dy persona nga Dumnica humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur
Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Surkish të Podujevës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, në afërsi të marketit “Hana Center”, ku janë përplasur dy automjete, një Volkswagen Golf me targa gjermane dhe një BMW.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, përplasja ka qenë fatale për drejtuesin dhe pasagjerin që ndodheshin në automjetin Golf. Të dy viktimat ishin nga fshati Dumnicë i Podujevës.
Njëri prej tyre është identifikuar si Getoar Ajvazi, 31 vjeç. Identiteti i viktimës së dytë nuk është bërë i ditur në informacionet e para.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi për gjendjen e tij shëndetësore.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






