

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për një vlerësim dhe trajtim më të specializuar.
Sipas informacioneve paraprake, gjendja e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e përplasjes. Pritet që veprimet hetimore të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






