

Protesta e banorëve të Divjakës kundër propozimit për riorganizimin administrativ të bashkisë ka hyrë në ditën e 17-të, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur sërish në qendër të qytetit.
Protestuesit kundërshtojnë planin për bashkimin e Divjakës me Bashkinë Lushnjë, duke e konsideruar atë një vendim të motivuar politikisht dhe jo një ndryshim të mbështetur në nevojat e komunitetit.
Gjatë tubimit, banorët dhe aktivistët argumentuan se Divjaka plotëson kushtet ekonomike, sociale dhe historike për të vijuar funksionimin si njësi administrative më vete. Sipas tyre, bashkimi me Lushnjën do të cenonte interesat e komunitetit dhe do të ndikonte në administrimin e zonës.
Përfaqësuesit e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë pjesëmarrjen në tubime dhe të ruajnë qëndrimin kundërshtues ndaj draftit të propozuar.
Në përfundim të protestës, qytetarët kanë marshuar përgjatë akseve kryesore të Divjakës, duke përsëritur kërkesën për tërheqjen e projektit.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në anulimin e draftit që parashikon riorganizimin e Bashkisë Divjakë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






