Transmetuar më 16-08-2026, 21:45

Fundjava e gushtit ka sjellë një fluks të lartë automjetesh në Shëngjin, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe kolona të gjata në rrugët e daljes nga zona turistike.

Problematika më e madhe raportohet në aksin që lidh Ranën e Hedhun me rrugën kryesore, ku automjetet që po largohen nga plazhet kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra.

Fluksi i shtuar i pushuesve ka paralizuar qarkullimin në disa segmente, ndërsa kolonat janë shtrirë deri në drejtim të aksit Lezhë–Milot.

Situata paraqitet veçanërisht e vështirë për familjet që udhëtojnë me fëmijë të vegjël, të cilët po përballen me pritje të gjata në automjete, në kushtet e temperaturave të larta.

Dalja nga zonat turistike të Shëngjinit dhe lidhja me akset kryesore vijon të jetë e vështirë, ndërsa fluksi i automjeteve pritet të mbetet i lartë edhe gjatë orëve në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit